Aktualitet

Tezja e Monika Kryemadhit paraqitet në GJKKO

Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe caktoi tre masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje”, një prej tyre ishte për Monika Kryemadhin.

k.m.
Tezja e Monika Kryemadhit paraqitet në GJKKO
Foto ilustruese

TIRANË- Motra e Fatime Kryemadhit, njëkohësisht tezja e Monika Kryemadhit, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, e afërmja e Kryemadhit është shfaqur në GJKKO për të marrë vendimin e zbardhurnë sekretarinë e Gjykatës. Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe caktoi tre masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje”, një prej tyre ishte për Monika Kryemadhin.

Që nga marrja e vendimit, palët kanë 5 ditë afat për ta ankimuar në Apelin e Posaçëm. E mesa duket çifti Meta-Kryemadhi kanë vendosur që të ankimojnë gjetjet e SPAK dhe të vazhdojnë betejën në të gjitha shkallët e gjyqësorit. 

Gati një javë më parë, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB