Aktualitet

Tensionet para Kuvendit! 4 prej protestuesve mbeten në qeli, avokati thirrje Ramës: Qytetarët duhet të lirohen

Ndërsa katër nga protestuesit do të qëndrojnë në paraburgim deri në daljen para Gjykatës së Tiranës.

M.K.
Tensionet para Kuvendit! 4 prej protestuesve mbeten në qeli, avokati
Alban Duraj

TIRANË-20 protestues u shoqëruan nga uniformat blu pas tensioneve të zhvilluar para Kuvendit. Ndërsa katër nga protestuesit do të qëndrojnë në paraburgim deri në daljen para Gjykatës së Tiranës. Njoftimi u bë i ditur nga avokati i protestuesve, Alban Duraj i cili deklaroi për mediat se ata akuzohen për tre vepra penale: shkatërrim prone, pengim i qarkullimit dhe prishje e qetësisë publike.

Avokati i protestuesve i ka bërë thirrje edhe Kryeminstrit Rama, duke deklaruar për mediat se qytetarët nuk kanë bër asgjë shkelje, dhe duhet të lirohen e të kthehen te familjarët. Avokati u shpreh se arrestimet e tyre janë të paligjshme dhe se SPAK duhet të nisë hetimet në zinxhirin e policisë.

“I bëjmë thirrje që të lirohen në mënyrë të menjëhershme. Jemi duke përgatitur kallëzimin penal, të mbajnë përgjegjësi të gjithë. I bëjmë thirrje policisë, komisariatit, ministrit të Brendshëm që ka për detyrë të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Jemi mësuar në këto 13 vite si Rama është sjellë me ministrat e vet, të kenë një ndërgjegje së paku qytetare dhe pastaj ligjore. Ju lutem të respektoni ligjin, kallëzimi është gati, prokuroria do fillojë hetimin. Janë shkelur të gjitha kriteret kur arrestohet dikush në flagrancë. Çfarë kanë bërë protestuesit? Asgjë, përveç respektimit të së drejtës së tyre për të protestuar dhe asnjë shkelje,"-u shpreh avokati.

Si pasojë e përplasjeve të dhunshme në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës morën trajtim mjekësor 14  efektivë policie dhe 2 protestues. 4 prej efektivë po vazhdojnë të trajtohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB