Aktualitet

Tensionet para Kuvendit! Lamallari e Hita vizitojnë policët e plagosur: Akt kriminal (VIDEO)

Me pamjet e ndara nga ambjentet e spitalit, Ministri paralajmëroi se personat përgjegjës për këtë sulm ndaj shtetit "do të marrin përgjigjen më shembullore që parashikon ligji".

F.I
Tensionet para Kuvendit! Lamallari e Hita vizitojnë policët e
Besfort Lamallari dhe Skënder Hita

TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita kanë vizituar në spital dy prej efektivëve të policisë të plagosur gjatë protestës së sotme para parlamentit. Me pamjet e ndara nga ambjentet e spitalit, Ministri paralajmëroi se personat përgjegjës për këtë sulm ndaj shtetit "do të marrin përgjigjen më shembullore që parashikon ligji".

Në fund, Lamallari shprehu mbështetjen për çdo punonjë të Policisë, teksa iu uroi shërim të shpejtë efektivëve që kanë mbetur të lënduar nga protesta. 

Postimi i plotë i Lamallarit: 

Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim.

Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë. Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit.

Shpreh mbështetjen time të plotë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që, me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, vijon të përmbushë misionin e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe të ligjit. 

Shërim sa më të parë dy punonjësve të shtruar pranë Spitalit të Traumës si dhe kolegut të tyre të Komisariatit nr 5 të Policisë, i cili po merr ndihmën e nevojshme pranë QSUT.

Poll

MOS HUMB