Aktualitet

Protesta e PD tek Bashkia e Tiranës, nën hetim 5 zyrtarë të opozitës

Protestuesit penguan qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.

F.I
Protesta e PD tek Bashkia e Tiranës, nën hetim 5 zyrtarë të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pesë zyrtarë të Partisë Demokratike u ndaluan nga policia e kryeqytetit, pasi protestuan një ditë më parë (17 janar) para Bashkisë së Tiranës. Si pasojë e kësaj proteste ata do të hetohen në gjendje të lirë, pasi përveçse bllokuan rrugën, blutë nënvizojnë se ata gjithashtu penguan qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.

Bëhet fjalë për Dorian Telitin, Adriana Kalanë, Klevis Balliun, E.E dhe Tedi Blushin, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB