Aktualitet

Protesta e opozitës, arrestohet një person dhe shpallen 9 të tjerë në kërkim, mes tyre ish-komandanti i FNSH

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

I.F
Protesta e opozitës, arrestohet një person dhe shpallen 9 të
Protesta e Opozitës

TIRANË- Një person është arrestuar në lidhje me hedhjen e molotovëve dhe djegies së instuticioneve gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pasi janë të mitur, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se mes personave të shpallur në kërkim nga policia është ish-komandanti i FNSH Shkodër, Hivzi Bushati.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Për katër orë me radhë demokratët e mbështetur nga deputetët e Partisë Demokratike kanë marshuar në të gjitha akset kryesore të Tiranës. Tensionet nisën që para Kryeministrisë, për të vijuar më pas tek Selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.

Të katër godinave iu vu zjarri që u shua më pas nga efektivët e Policisë që ishin në gadishmëri. Policia ka përdorur dhe gaz lotsjellësh për të distancuar protestuesit. Në protestë nuk pati fjalime, ndërsa protestuesit u prinë nga Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luçiano Boçi. I pranishëm ishin dhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, por të ndarë. Deri më tani raportohet se ka dhjetëra efektivë e qytetarë të lënduar.

Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI

Poll

MOS HUMB