
TIRANË- Në përfundim të protestës së opozitës, Flamur Noka ka thënë fjalën mbyllëse të këtij marshimi. Ai u shpreh se kjo protestë është vetëm hapi i parë i mosbindjes civile dhe se Partia Demokratike nuk do të ndalet nga asgjë, vetëm kur qeveria Rama ti hap rrugë qeveriseë teknike dhe dëshirave të qytetarëve.
"Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbrit në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh, mesazhi ishte jepi zgjidhje e kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan që beteja me qytetarët nuk fitohet as me gaz e as me dhunë. Qytetarët i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile. Narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugë qeverise teknike.
Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do jemi në kontakt. Ne do jemi në mosbindje civile. Sot ata janë duke u dridhur, janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit se Sullatani atje dridhet dhe nuk fle i qetë. Revolta do vijë duke zier.
Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Ne do të jemi në aksion. Do t’iu njoftojmë për çdo gjë", tha Flamur Noka.