Aktualitet

Protestuesi bëhet keq nga gazi lotsjellës, Bardhi dhe Nallbati ndalin ambulancën dhe e fusin brenda

Siç duket me pamjet e siguara nga ZËRI, një prej protestuesëve ka pasur të vjella për shkak të sasisë së gazit të hedhur në protestë.

k.m.
Protestuesi bëhet keq nga gazi lotsjellës, Bardhi dhe Nallbati ndalin
Pamje nga protesta

TIRANË- Një protestues është ndjerë keq nga gazi lotsjellës në protestën e sotme të opozitës. Siç duket me pamjet e siguara nga ZËRI, një prej protestuesëve ka pasur të vjella për shkak të sasisë së gazit të hedhur në protestë. Menjëherë pranë tij kanë shkuar deputetët e Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Të dy këta të fundit e kanë shoqëruar dhe e kanë futur me urgjencë në ambulancë, në mënyrë që i riu të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB