Aktualitet

Prona, dhurime dhe...Si ngeci leja për 'tokën e juveniljas' e Eldi Dizdarit? Grupi kriminal 'iu drejtua për ndihmë' Kadastrës

Kjo skemë bëhej me qëllim pastrimin e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, duke krijuar qarkullim monetar nëpërmjet gjenerimit të detyrimeve, për të rritur qarkullimin dhe më pas investimin e tyre në pasuri të paluajtshme, fazë e njohur ajo e integrimit.

zh.ll

Prona, dhurime dhe...Si ngeci leja për 'tokën e juveniljas'

TIRANË- Veprime të ndryshme juridike të maskuara me qëllim fshehjen e origjinës së parave janë zbuluar dhe dokumentuar në dosjen e SPAK. Kjo skemë bëhej me qëllim pastrimin e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, duke krijuar qarkullim monetar nëpërmjet gjenerimit të detyrimeve, për të rritur qarkullimin dhe më pas investimin e tyre në pasuri të paluajtshme, fazë e njohur ajo e integrimit.

Në dosjen e SPAK, vihet re qartazi se si kjo veprimtari kriminale shfaqet dhe provohet e dokumentuar në disa episode të cilat lidhen me veprimet e kryera nga personat nën hetim Adrian Rama, Artur Shehu, Elton Memeti, Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj në truallin e ndodhur në rrugën “Dervish Hima" pranë stadiumit "Air Albania”, njohur ndryshe si “toka tek juvenilja”

Bëhet fjalë për një truall toke në qendër të kryeqytetit, në pronësi të Denis Matoshi, i njohur gjerësisht si Eldi Dizdari, ku edhe pse u tentuan komunikime dhe manovrave, leja e ndërtimit nuk u sigurua për shkak të sekuestrimit nga SPAK në vitin 2021. 

Në vijim, hetimet tregojnë se kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te personat e përfshirë në projektin e ndërtimit të një kulle në zonën pranë stadiumit “Air Albania”. Për këtë, grupi kriminal ka përdorur edhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të kërkuar informacione nëse SPAK po i hetonte.

“Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikimeve të kryera rezulton se personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim, me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit, në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërorë. Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përfituar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arritur të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal, nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama, ndjek veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen, ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit”, thuhet në dosje.

Në komunikimet SkyEcc të personit nën hetim Alfred Hamzai përdorues i Pin 7B9F5E dhe Ardian Zykaj përdorues i Pin AIMCSV rezulton se, ata komunikojnë në lidhje me blerjen e tokës tek "juvenilja" në një sipërfaqe prej 300 m2 kundrejt 100,000 mijë euro, veprim ky i realizuar referuar kontratave noteriale.

Pjesë nga bisedat:

AIMCSV-7B9F5E: dhe nje gje.ajo toka te juvenilia kan ber gati kontraten.do kalojne 150 m2 ne emrin time.dhe duan
nje 50.dhe mbsi te mbaroj kjo.do bejne prape te njeten gje per 150 tjete total 300 per 100 evro

AIMCSV-7B9F5E: po besua ma siguroj qe do ndertohet aty.se i tha rama.dhe toka aty vlene se fitom ne dertim
shum fare.

AIMCSV-7B9F5E: kete e kan me certifikate kushurite e adit capricos

Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për token janë kryer kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura.

Për të siguruar nxjerrjen e kësaj leje ndërtimi në këtë truall e referuar si "toka tek juvenilja” janë zhvilluar një sërë takimesh ndërmjet personave nën hetim përfshi këtu dhe personin nën hetim Alfredo Hamzai, të rezultuara nga të dhënat e dërguara nga letërporositë belge dhe spanjolle.

Poll

MOS HUMB