KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës me dëmtime në trup, duke kërkuar ndihmë mjekësore. Dyshohet se i riu është dhunuar nga efektivë të policisë greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë.
Sipas deklarimeve të tij, 29-vjeçari nga Maliqi, Maldin Maxhari, ka treguar se është ndaluar fillimisht si i dyshuar për një vepër penale. Sipas Sipas dëshmisë së tij, ai është ndaluar nga policia greke pasi është ngatërruar si autor i një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.
Ai ka bërë kallëzim pranë autoriteteve greke për dhunën e pretenduar, ndërsa më pas është dëbuar nga Greqia dhe ka hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Policia e Korçës ka marrë deklarimet e tij dhe pritet të vendoset mbi procedurat e mëtejshme, pasi ngjarja ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë./ZËRI