Aktualitet

Nis grumbullimi i studentëve te Ministria e Arsimit, Policia në gatishmëri

Studentët mbajnë sot protestën e radhës, teksa ka nisur grumbullimi te Ministria e Arsimit, ndërsa forcat policore janë gatishmëri.

zh.ll
Nis grumbullimi i studentëve te Ministria e Arsimit, Policia në
grumbullimi te ministria e arsimit

TIRANË- Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet tubimi i studentëve. Siç shihet edhe në pamje, forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës. Aktualisht situata paraqitet e qetë, teksa protestuesit kanë nisur të grumbullohen ndërsa qarkullimi në zonë është devijuar.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor dhe u janë bashkuar kërkesave të tyre./ZËRI

MOS HUMB