Aktualitet

Protestë në Rrjoll! Momente tensioni: Banorët 'thyejnë' rrethimin dhe futen në kantier, përplasen me policinë (VIDEO)

Resorti po ndërtohet nga kompania “Gener 2” në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh dhe prej muajsh është kundërshtuar nga banorët e zonës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës.

zh.ll
Protestë në Rrjoll! Momente tensioni: Banorët
pamje-protesta ne rrjoll

VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë dalë sot në protestë, prej orës 10:00, në shenjë kundërshtimi ndaj vijimit të punimeve për ndërtimin e një resorti turistik në zonë. Thirrja për tubim vjen pas rrethimit të kantierit me tela, pak ditë më parë, ç'ka ka rritur tensionet mes banorëve dhe subjektit ndërtues.

 

 
Protestë në Rrjoll! Momente tensioni: Banorët
rrethimi me tela

 

Të pajisur më darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët janë përplasur edhe me policinë  ë vendin ku po ndërtohet resorti turistik. Momente tensione janë regjistruar, teksa qytetarët kanë shembur rrethimin me kangjella, dhe në atë moment ka ndërhyrë policia.

Resorti po ndërtohet nga kompania “Gener 2” në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh dhe prej muajsh është kundërshtuar nga banorët e zonës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës.

Sipas banorëve, punimet kanë nisur në shkurt, ndërsa ditët e fundit është vërejtur forcimi i sigurisë së kantierit me mure të larta dhe struktura mbrojtëse, veprime që ata i lidhin me përshkallëzimin e situatës në terren.

Banorët pretendojnë se një pjesë e tokave janë përfituar përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara nga një ish-zyrtar, i cili më pas ia ka kaluar ato kompanisë ndërtuese. 

Një ditë më parë, gjatë një tubimi në Zvërnec, qytetarë të pranishëm kanë bërë thirrje për mobilizim dhe kanë ftuar banorët të bashkohen në protestën e sotme në Rrjoll.

Kjo situatë vjen pas ngjarjeve të ngjashme në Zvërnec, ku rrethimi me tela me gjemba u hoq pas dhunimit të një protestuesi nga një policie private e pankontraktuar nga investitorët. Mosveprimi i Policisë së Shtetit gjatë protestës së banorëve solli shkarkime dhe nisje të hetimeve.

Sa i përket situatës në Rrjoll, banorët protestojnë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kjo kompani. Banorët shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB