Aktualitet

Prilli rekord: Nga Europa e SHBA, "boom" turistësh në Shqipëri! (SHIFRAT)

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

zh.ll
Prilli rekord: Nga Europa e SHBA, "boom" turistësh në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Me 891,414 vizitorë të huaj në vetëm një muaj, Shqipëria shënon një rritje prej 8.8% krahasuar me prillin e vitit 2025, duke vendosur një tjetër rekord për sektorin turistik. 

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

“Nga Danimarka, Italia , Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.”, shkruan Rama.

Gjithashtu, në postim, Rama ka ndarë për publikun të tjera shifra, si më poshtë.

Rritja e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill:

+266.1% nga Lituania

+265.4% nga Danimarka

+81.1% nga Polonia

+52.5% nga Spanja

+37.3% nga Kanadaja

+28.7% nga SHBA

+25% nga Belgjika

+22.8% nga Franca

+20% rritje nga Italia

+11.2% nga Mbretëria e Bashkuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB