Aktualitet

Nga skena te ndërtimi: Donald Veshaj siguron lejen për kullën 33 kate në Vlorë?!

Bëhet fjalë për një kullë 33-katëshe me funksion banimi dhe hotelerie, e cila do të ketë gjithashtu edhe 4 kate nën tokë. 

Redaksia Zëri
Nga skena te ndërtimi: Donald Veshaj siguron lejen për kullën 33
foto ilustruese

TIRANË- Aktori dhe ish banori i "Big Brother VIP", Donald Veshaj është një tjetër emër mes artistëve dhe figurave të ekranit që po përfitojnë leje ndërtimi dhe privilegje. Tashmë, aktori po i futet edhe fushës së ndërtimit, me një projekt gjigand në bregdetin shqiptar.  

Bëhet fjalë për një kullë 33-katëshe me funksion banimi dhe hotelerie, e cila do të ketë gjithashtu edhe 4 kate nën tokë. 

Në mars të vitit 2024, Donald Veshaj dhe Glenis Çobo themelojnë kompaninë “DGC” shpk, me objekt të aktivitetit “Veprimtari në fushën e ndërtimit dhe investimeve në ndërtim, etj…”.

Nga skena te ndërtimi: Donald Veshaj siguron lejen për kullën 33
Akti i themelimit i kompanisë “DGC” shpk

Në dhjetor të vitit 2024, shoqëria “Anchor Investment” në pronësi të Albi Shyti, blen 50 përqind të aksioneve të “DGC” shpk, për një vlerë prej 5 mijë euro.

Të tre ortakët aplikojnë për një kullë 33 kate, në qendër të Vlorës.

Për momentin, është e paqartë nëse Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, e ka miratuar këtë leje.

Shqyrtimi i kësaj kërkese ishte pjesë e Rendit të Ditës së KKT-së të datës 29 Prill 2026.

Nga skena te ndërtimi: Donald Veshaj siguron lejen për kullën 33
Rendi i ditës i Mbledhjes së KKT-së, 29 prill 2026

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se në pikën 50 të saj: “Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.

Për të kuptuar nëse Rama e ka miratuar lejen e Donald Veshaj dhe ortakëve të tij duhet pritur disa javë, para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) të zbardhë vendimet e miratuara në mbledhjen e fund-prillit 2026.

Gjithashtu, është ende herët për të siguruar detaje mbi projektin, vendndodhjen dhe kohën e ndërtimit. Ajo që është e dukshme për momentin është që aplikimi është për kullë të lartë 33 kate në qytetin bregdetar./Boldnews

Poll

MOS HUMB