
SALAMANKA- Një çift shqiptar është arrestuar në zonën e Salamankës në Spanjë më 3 tetor pasi kryen grabitje me forcë në banesa. Dy të arrestuarit, një 40-vjeçar dhe një 23-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, akuzohen se kanë grabitur 29 banesa prej disa ditësh rrjesht.
Çifti u arrestua teksa po largoheshin nga një hotel nga zona e Tromes, pasi ata kishin grabitur disa shtëpi ditët e fundit. Gjatë operacionit, Policia e Spanjës sekuestroi bizhuteri të ndryshme që ishin grabitur nga shtëpitë. Ata dolën para gjykatës spanjolle më 4 tetor, ku dhe u caktua masa arrest me burg. /ZËRI