Aktualitet

Po qëndronte në oborrin e banesës, plagoset me armë zjarri 20-vjeçari në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Zorba”, ndërsa dyshohet se plumbi ka qenë në rënie të lirë.

I.F
Po qëndronte në oborrin e banesës, plagoset me armë zjarri
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një 20-vjeçar është plagosur në oborrin e shtëpisë së tij gjatë festës së ndërrimit të viteve. Sipas Policisë, i riu po qëndronte në oborrin e banesës së tij, kur plumbi e ka plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Zorba”, ndërsa dyshohet se plumbi ka qenë në rënie të lirë.

“Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës, në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB