Aktualitet

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!

Në çdo qytet të vendit, qytetarët u mblodhën në sheshe, ku dhe shijuan spektaklin e fishekzjarreve dhe mirëpriten një vit të ri.

I.F
Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Tiranë

TIRANË- Sapo akrepat shënuan 00:00, në sheshet e të gjithë qyteteve u ndezën fishekzjarret shumëngjyrshe që ndriçuan qiellin, por edhe lajmëruan se erdhi viti i ri. Në çdo qytet të vendit, qytetarët u mblodhën në sheshe, ku dhe shijuan spektaklin e fishekzjarreve dhe mirëpriten një vit të ri.

Po ashtu, edhe në Tiranë u zvillua një koncert, ku të gjithë qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe festuan. Gjithashtu edhe kryebashkiaku i qytetit Erion Veliaj ishte në shesh për të ndjekur nga afër festimet.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Tiranë

Qytetarët e Durrësit e kanë pritur Vitin e Ri në sheshin e qytetit pavarësisht temperaturave të ulëta. Qyteti i Durrësit ishte i pari që ndezi fishekzjarret.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Durrës

Po ashtu, edhe në qytetin e Shkodrës të gjithë qytetarët u mblodhën në shesh ku shijuan spektakëlin e fishekzjarreve.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Shkodër

Qytetarët e Fierit gjithashtu u mblodhën në sheshin e qytet ku pritën ndërrimin e viteve. Në maternitetin e Fierit ka qenë një djalë fëmija i parë i vitit 2025, teksa ora shënonte 00:00.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Fier

Edhe qyteti i Vlorës priti ndërrimin e viteve si, me festime në shesh, koncert dhe me spektakël fishekzjarresh.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Vlorë

Spektakli i fishekzjarreve dhe festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës, ku shumë qytetarë u mblodhën në shesh pavarësisht temperatuarve të ulëta.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Korçë

 Edhe qytetarët e Lezhës e pritën ndërrimin e viteve në sheshin e qytetit dhe shijuan festën e fishekzjarrëve. 

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Lezhë

Qyteti i Elbasanit u ndez nga ngjyrat e fishekzjarreve, teksa atmosfera festive ka qenë e veçantë dhe të qindra qytetarë shijuan spektaklin në shesh.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Elbasan

Festa e ndërrimit të viteve në qytetin e Kukësit u prit me fishekzjarre, por mjegulla e dendur mbuloi qytetin.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Kukës

Edhe në Berat, qytetarët u mblodhën në sheshin e qytetin, ku shijuan spektaklin e fishekzjarrëve. 

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Berat

Po ashtu edhe qielli i qytetit të Krujës u ndez nga dritat e fishekzjarrëve.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Krujë

Situata në qytetin e Gjirokastrës ishte e qetë, ku bashkia ndoqi traditën e hedhjes së fishekzjarrëve.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Gjirokastër

Qyeti i Lushnjës u mbulua nga tymi, teksa qielli u ndriçua me ngjyra të ndryshme fishekzjarres për të festuar ardhjen e vitit të ri.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Lushnjë

Qyteti i Sarandës ka ndriçuar nga hedhja e fishekzjarrëve, teksa kudo ndjehej atmosfera festive.

Festa e Vitit të Ri, spektakël fishekzjarresh në qiell!
Sarandë

/ZËRI

Poll

MOS HUMB