Aktualitet

Konsumi i tepërt i alkoolit dhe lëndime nga fishekzjarret, dhjetëra persona përfundojnë në spital

Urgjenca e këtij qyteti u përball me një fluks të lartë pacientësh.

I.F
Konsumi i tepërt i alkoolit dhe lëndime nga fishekzjarret,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Gjatë natës së ndërrimeve të viteve incidente të shumta janë raportuar në vendin tonë, ku disa persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Sipas raportimeve, ata janë lënduar nga fishekzjarret, kanë pësuar helmime ushqimi dhe me siptoma alkooli.

Në spitalin e Vlorës 25 persona u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimit nga fishekzjarret, por edhe nga konsumimi i alkoolit. 20 prej pacientëve morën ndihmë mjekësore për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Sakaq, në spitalin e Kukësit kanë shkuar 21 persona për të marrë ndihmë mjekësore. Urgjenca e këtij qyteti u përball me një fluks të lartë pacientësh.

Po ashtu, në spitalin e Durrësit 10 persona u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishin lënduan nga fishekzjarret dhe kapsollet. Ndërsa, në kryeqytet dy persona u lënduan nga përdorimi i fishekzjarreve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB