Aktualitet

Plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët në protestë, zënë hundën me dorë: Nuk hapim dot dritaret

Ata pretendojnë se vendi i posaçëm tranzit i premtuar nga Bashkia nuk është ndërtuar ende dhe mbeturinat grumbullohen prej vitesh para banesave të tyre.

F.I
Plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët në
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Banorët e lagjes 15 në Durrës kanë zhvilluar një protestë lidhur me situatën e krijuar nga grumbullimi i mbetjeve në zonë të banuar. Lagjia përdoret si vendgrumbullim ditor para se mbetjet të transportohen drejt landfillit të Sharrës.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim për banorët. Ata pretendojnë se vendi i posaçëm tranzit i premtuar nga Bashkia nuk është ndërtuar ende dhe mbeturinat grumbullohen prej vitesh para banesave të tyre. Ata e konsiderojnë situatën një rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e tyre, si dhe për mjedisin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Durrësit për largimin e mbeturinave dhe gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për menaxhimin e tyre.

Poll

MOS HUMB