Aktualitet

Plagoset me armë zjari shqiptari i Kosovës në zonën e 'Zogut të Zi'

Grupi hetimor po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

F.I
Plagoset me armë zjari shqiptari i Kosovës në zonën e
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e 'Zogut të Zi' Tiranë. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë një shqiptar i Kosovës, me iniciale Gj.K., i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

 Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Poll

MOS HUMB