Aktualitet

Pjesë e sherrit ku u vra Martin Cani/ Dorëzohet në Polici i mituri tjetër

Në rrëfimin që ka bërë i mituri, ka treguar se kishte shkuar në shkollë për të 'shuar' sherrin.

k.m.

Pjesë e sherrit ku u vra Martin Cani/ Dorëzohet në Polici i

TIRANË- Është dorëzuar në Policinë e Tiranës, i mituri i dytë i akuzuar se ka qenë prezent në momentin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën. Në rrëfimin që ka bërë i mituri, ka treguar se kishte shkuar në shkollë për të 'shuar' sherrin.

Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit./ZËRI

Poll

MOS HUMB