Aktualitet

Përplasja me armë zjarri mes vëllezërve për pronën! Njëri në pranga, tjetri ende në kërkim

Në pranga është vendosur Shpëtim Konja, ndërsa ende vijonë kërkimet për kapjen e vëllait tjetër, Zarif Konjës dhe shokut të tij, Astrit Godanci.

F.I
Përplasja me armë zjarri mes vëllezërve për
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DIVJAKË-Është arrestuar një nga vëllezërit e përfshirë në konfliktin me armë zjarri ndodhur mbrëmjen e 8 prillit në fshatin Fierseman të Divjakës. Në pranga është vendosur Shpëtim Konja, ndërsa ende vijonë kërkimet për kapjen e vëllait tjetër, Zarif Konjës dhe shokut të tij, Astrit Godanci.

"Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale "Kanosja", "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës","-thuhet në njoftimin e policisë.

Dy vëllezërit Konja u konfliktuan me njëri-tjetrin për pronat. Fillimisht dy vëllezërit janë konfliktuar me grushta, por më pas 50-vjeçari Shpëtim Konja ka qëlluar katër herë me armë zjarri në ajër dhe drejt vëllait tij. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa plumbat kapën vetëm automjetin e Astrit Godancit./ZËRI

Poll

MOS HUMB