Aktualitet

Konflikt brenda familjes për pronat, 50-vjeçari qëllon me armë zjarri të vëllanë në Divjakë

Fatmirësisht, plumbat nuk e kanë prekur Zarif Konjën, por pas ngjarjes vëllai i tij, Shpëtimi është larguar nga vendngjarja.

I.F
Konflikt brenda familjes për pronat, 50-vjeçari qëllon me
Foto ilustruese

DIVJAKË- Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për pronat këtë mbrëmje në Fierseman, Divjakë, ku si pasojë sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Bëhet me dije se dy vëllezërit 58-vjeçari Zarif, dhe 50-vjeçari Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta, por më pas ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij.

Fatmirësisht, plumbat nuk e kanë prekur 50-vjeçarin, por vëllai i tij, është larguar nga vendngjarja. Policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhonja, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit, pushkë, të cilën 50-vjeçari e kishte me leje. Po ashtu 58-vjeçari, është ndaluar dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Ndërsa, janë duke u marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit.

"Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K). Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB