Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Besar Nimanit

Sipas Gjykatës së Bielefeldit, i akuzuari së bashku me një person tjetër e kishin planifikuar vrasjen e Nimanit, dhe e qëlluan atë me 16 plumba.

I.F
Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i Besar Nimanit
Besar Nimani

GJERMANI- Vrasësi i Besar Nimanit dënohet me burgim të përjetshëm! Kështu ka vendosur një gjykatë në Gjermani duke e dënuar me burgim të përjetshëm Huseyin Akkurt, autori i vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani. Sipas Gjykatës së Bielefeldit, i akuzuari së bashku me një person tjetër e kishin planifikuar vrasjen e Nimanit, dhe e qëlluan atë me 16 plumba. Ndërsa, i dyshuari tjetër për vrasjen e Nimanit, është ende në arrati.

Po ashtu, edhe avokati mbrojtjës së familjes Nimani, kërkoi dënim me burg të përjetshëm. E njëjta kërkesë erdhi prej Prokurorisë së Qarkut.

Besar Nimani u vra teksa futej në një lokal në zonën ku ai jetonte në Gjermani. Ai parkoi mjetin tip “BMW” dhe pasi doli nga mjeti iu bë pritë nga një grup kurdësh më 9 mars të 2024. Autori i kësaj ngjarje është Huseyin Akkurt, në bashkëpunim me një person tjetër në arrati.

Po ashtu, gjatë gjyqit ndaj të akuzuarit, familja e Nimanit ishte betuar për hakmarrje, duke lënë të plagosur babanë dhe vëllanë e autorit. Për këtë, u vetëdorëzua në Polici, Azize Nimani, dhe vëllai i saj Berat Nimani. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë kundrejt 4 personave./ZËRI

Poll

MOS HUMB