
GJERMANI- Një i vdekur dhe 4 të plagosur, ky është rezultati i një përplasjeje të përgjakshme në Bielefeld që duket se nuk po përfundon kurrë! BILD ka bërë një historik të ngjarjeve që kanë nisur që të ndodhin që prej vitit 2012, me protagonist kryesor ish-boksierin Besar Nimani.
Çfarë ndodhi para se babai i 3 fëmijëve të qëllohej për vdekje?
Dhuna ka luajtur gjithmonë rol "kryesor" në jetën e Nimanit; në vitin 2012, boksieri u dënua me 1350 euro gjobë për lëndim trupor, sepse goditi një burrë me grusht në kokë. Në vitin 2013, ai u qëllua me armë zjarri para një restoranti në qendër të qytetit Bielefeld, por asokohe ia doli që të mbijetonte. Për hetuesit, boksierit kishin tentuar që t'i vinin gjobë.
Në vitin 2016, policia arrestoi Nimanin për rrahjen e gruas së tij. Më pas në garazhin e tij u gjet një kilogram kanabis. Edhe pse hetimet u nisën për rastin, boksieri mohoi gjithçka. Në vitet në vijim, Nimani ndërtoi një jetë të re për veten e tij dhe hapi një lokal me vëllain e vrasësit të tij, Hüseyin Akkurt. Por një debat i nisur mes tyre u përshkallëzua. E gjitha vetëm se Hüseyin dhe kurdi Ayman Krit, i cili tani kërkohet nga Policia për vrasjen e Nimanit, kërkuan që ta përdonin lokalin për të shitur drogë. Boksieri refuzon dhe që prej asaj dite nisin kërcënimet ndaj tij.
Ai u përpoq të armatosej, por u kap nga policia federale në kufirin me Austrinë me 5 armë zjarri bosh dhe 56 fishekë. Vëllai i tij më vonë i tha BILD: Ai thjesht donte të mbronte veten dhe familjen e tij.
Mosmarrëveshja dhe kërcënimet u finalizuan për shqiptarin nga Kosova, i cili u vra thuajse një vit më parë. Prej datës 31 janar, në Seksionin Penal të Gjykatës së Qarkut kishin nisur seancat për gjyqin e tij. Derisa disa ditë më parë, një person qëlloi me armë zjarri dhe plagosi 4 persona. Në pranga ka përfunduar Berat Nimani, i cili kërkohej nga policia e Bielefeldit për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Vëllai i boksierit u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së enjtes dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Edhe pse dyshohet për hakmarrje, vetë i arrestuari pretendon se nuk ka gisht në atë që ka ndodhur jashtë gjykatës./ZËRI