Aktualitet

Ministria e Brendshme në Itali bën gati listën me emigrantët që do vijnë në Gjadër, mes tyre edhe shqiptarë!

Në orët e fundit, Departamenti i Lirive Civile dhe Emigracionit, i drejtuar nga prefektja Rosanna Rabuano, po punon për të bërë një listë të emigrantëve që konsiderohen si më të përshtatshmit përt'u sjellë në Shqipëri.

k.m.
Ministria e Brendshme në Itali bën gati listën me emigrantët
Foto ilustruese

TIRANË- Udhëtimi i parë për në Shqipëri është shumë afër! Ministria e Brendshme përgatit listën e emigrantëve të parregullt që do të transferohen në qendrën Gjadër, që përdoret përkohësisht si qendër riatdhesimi në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Vendet e Sigurta. Kësaj herë, të gjithë do të qëndrojnë në vendin tonë. Bëhet fjalë për persona që janë në pritje të dëbimit nga Italia dhe që deri më tnai janë mbajtur në qendra të tjera riatdhësimi. Por ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, këta emigrantë do të sillën në Shqipëri.

Në orët e fundit, Departamenti i Lirive Civile dhe Emigracionit, i drejtuar nga prefektja Rosanna Rabuano, po punon për të bërë një listë të emigrantëve që konsiderohen si më të përshtatshmit përt'u sjellë në Shqipëri. Sipas "La Repubblica", më shumë përparësi do të kenë kriminelët dhe personat me rrezikshmëri të lartë. Po sipas të njëjtit burim, kombësitë më të shpeshta në mesin e afro 1,500 personave që janë për t'u deportuar janë tunizianët, shqiptarët, egjiptianët dhe marokenët. Po, paradoksi është ky!

Edhe emigrantët e parregullt shqiptarë mund të përfundojnë në Gjadër, duke pritur që të pranohen nga qeveria në Tiranë. Për ta, riatdhesimi do të ishte më i lehtë dhe sigurisht më pak i kushtueshëm, pasi do të jenë të vetmit që mund të lirohen. Për të gjithë të tjerët, sipas rregullave të vendosura me kryeministrin Edi Rama, do të jetë i nevojshëm kthimi në Itali përpara riatdhesimit.

Prandaj është thelbësore që Italia të forcojë marrëveshjet ekzistuese për të shmangur efektin "bumerang". Për këtë arsye, ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi është gati të niset për në Egjipt, një nga vendet ku mund të riatdhesohen dhjetëra emigrantë që tashmë janë të dëbuar. Sepse, ndryshe nga sa ndodh me procedurat e përshpejtuara kufitare që zbatohen për azilkërkuesit nga vendet e sigurta, në Egjipt nuk është e mundur të riatdhesohen emigrantët që tashmë janë refuzuar dhe ndodhen në territoret italiane. 

Poll

MOS HUMB