
TIRANË-Vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Në zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat në vlera minimale -5 gradë celcius regjistrohen në Kukës, Peshkopi dhe Bajram Curr, ndërsa ato maksimale në Tiranë dhe Sarandë, me 18°C vlera më e lartë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor nga orët e mesditës e pasdite era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/s. Ndërsa në det, valëzimi i forcës do të jetë 1-3 ballë./ZËRI