Aktualitet

Përkeqësohet situata në Lurë, flakët u afrohen shtëpive, forcat në terren punojnë pa ndërprerje

Ndërkohë, janë mobilizuar dhjetëra forca në terren, mes tyre zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të bashkisë dhe të zonave të mbrojtura, si dhe banorë që po ndihmojnë në përpjekjet për frenimin e flakëve.

zh.ll
Përkeqësohet situata në Lurë, flakët u afrohen
lure

LURË- Zjarri që ka përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktiv dhe situata në terren është përkeqësuar ndjeshëm. Flakët janë përhapur në disa drejtime dhe po i afrohen zonave të banuara, duke rritur rrezikun për banesat pranë vatrave. Sipas informacioneve, është djegur një sipërfaqe masive prej 300 hektarë pyje me bredha dhe kullota.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, janë mobilizuar dhjetëra forca në terren, mes tyre zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të bashkisë dhe të zonave të mbrojtura, si dhe banorë që po ndihmojnë në përpjekjet për frenimin e flakëve.

Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, ndërsa terreni i thyer malor dhe kushtet e pafavorshme po vështirësojnë ndjeshëm operacionin. Gjithashtu, në vijim pritet të shtohen edhe avionët dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mbështetur operacionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB