Aktualitet

Përkeqësohet gjendja e Janullatos, kryepeshkopi futet në intubim

Spitali "Evangelismos" në Athinë, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh Janullatos, përmes një deklarate zyrtare tha se është intubuar dhe në gjendje kritike.

I.F
Përkeqësohet gjendja e Janullatos, kryepeshkopi futet në intubim
Anastas Janullatos

ATHINË-Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar ndjeshëm mbrëmjen e djeshme. Spitali "Evangelismos" në Athinë, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh Janullatos, përmes një deklarate zyrtare tha se është intubuar dhe në gjendje kritike.

“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas, është përkeqësuar dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, deklaroi spitali.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi sezonal, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Kështu, ai u dërgua në Greqi që të premten nga një mjet i Forcave Ajrore.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy pjesëtarë nga ekipi i personelit të FA-ve. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Por që nga ajo ditë, gjendja e tij nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB