
TIRANË- Pensionistët janë mbledhur sot për të protestuar para Kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve. Por gjatë protestës së tyre, një i moshuar nuk është ndjerë mirë dhe është thërritur një ambulancë.
Ai më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Protesta e pensionistëve u organizua nga Lëvizja Bashkë, të cilë së bashku me pensionistët iu kanë drejtuar 4 kërkesa qeverisë:
1. Miratimin e minimumit jetik si standardi i pensionit minimal dhe rritjen e të gjitha pensioneve mbi këtë bazë.
2.Përmirësim të ndjeshëm të kujdesit shëndetësor në spitale dhe në shtëpi, si dhe zgjerimin e listës së ilaçeve të rimbursueshme cilësore.
3.Ndërtimin e mjediseve publike çlodhëse, argëtuese dhe kulturore për pensionistët kudo nëpër Shqipëri.
4.Miratimin e Statusit të Minatorit për të gjithë punëtorët dhe ish-punëtorët e nëntokës. /ZËRI