Aktualitet

Pengoi proceduerat e ekstradinit drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i krimeve ne Dibër

Në pranga ka përfunduar Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

M.K.
Pengoi proceduerat e ekstradinit drejt Gjermanisë, arrestohet  specialisti
foto ilustruese

DIBËR– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një efektiv të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në pranga ka përfunduar Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

Sipas hetimeve paraprake të AMP-së, dyshohet se efektivi nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në prezencën e prokurorit të gatshëm, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megin Gani Ademi, 32 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Agjensia e Mbikqyrjes Policore mbetet e angazhuar për të hetuar çdo paligjahmëri të kryer në rradhët e Policisë së Shtetit./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB