Aktualitet

Panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Ish-kryebashkiaku akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

F.I
Panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur
Fredi Kokoneshi

TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi bashkë me  Andi Bullarin, Ledio Xharon dhe Dorian Spahon. Ish-kryebashkiaku akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Konkretisht sipas hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore.

Poll

MOS HUMB