Aktualitet

Panë sherrin dhe vrasjen e turistit në Ksamil/ Pezullohen nga detyra dy policë, punonin si bodyguard te ‘Principote’

Truprojat e 'Elite Security Grup' nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë.

F.I
Panë sherrin dhe vrasjen e turistit në Ksamil/ Pezullohen nga detyra
pamje nga Principotes

KSAMIL-Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil më 18 gusht. Konkretisht bëhet fjalë për Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër.

Matushaj, Shehu dhe Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit në momentin e vrasjes ndodheshin në lokalin “Principote”, në rolin e bodyguard-ëve dhe duhej të garantonin sigurinë në ambientet e lokalit. Truprojat e 'Elite Security Grup' nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë. Ndërkohë efektivi Moisid Matushaj, dyshohet se e ka ndihmuar autorin e vrasjes, Sokrat Vata po ashtu truprojë te 'Principotes' të largohej nga vendngjarja.

Ata janë arrestuar dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, atje ku u vra me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

Poll

MOS HUMB