Aktualitet

PAMJET e rënda brenda parkingut! Kompresori i EcoMarket shkaktoi zjarrin te “Komuna e Parisit”

Hetimet e policisë dhe ekspertëve kanë zbuluar se vatra e zjarrit ka ardhur nga kabina e kompresorëve të sistemit frigoriferik vendosur në katin e parkingut.

F.I
PAMJET e rënda brenda parkingut! Kompresori i EcoMarket shkaktoi zjarrin te
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Zjarri i rënë në garazhdin e një prej pallateve të kompleksit "Kika 1" tek Komuna e Parisit ka ngjallur frikë dhe panik për rreth dy orë.

Hetimet e policisë dhe ekspertëve kanë zbuluar se vatra e zjarrit ka ardhur nga kabina e kompresorëve të sistemit frigoriferik vendosur në katin e parkingut. Në pamjet më poshtë shihet edhe sistemi i kompresorëve, i cili i përket supermarketit 'EcoMarket' që ndodhet në këtë pallat.

Në zjarrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme (25 Janar) pati edhe të lënduar ndërsa ndërhyrja me shkallë e zjarrfiksëve shpëtoi një fëmijë të mitur. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit lKika 1' në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës. Si pasojë e flakëve janë djegur 3 automjete të parkuara. 

Pritet që brenda pak ditësh Inspektoriati i Mbrojties së Territorit, Zjarrfikset dhe Policia e shtetit të nisin një aksion masiv për heqien e kondicionerëve apo gjeneratorëve të bizneseve që vendosen në parkimet e pallateve. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse shkëndija ka qenë shkaku i vërtetë i flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB