Aktualitet

Zjarri te pallati 8-katësh te kompleksi ‘Kika 1’/ Flakët nisën nga kompresori i një frigoriferi marketi

ZËRI ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka kapur momente kur banorët e pallatit, të bllokuar në banesat e tyre kërkonin ndihmë.

k.m.
Zjarri te pallati 8-katësh te kompleksi ‘Kika 1’/ Flakët
Pamje nga Komuna

TIRANË- Zjarri i rënë në garazhdin e një prej pallateve të kompleksit "Kika 1" tek Komuna e Parisit ka ngjallur frikë dhe panik. Teksa zjarri në garazhd ka përfshirë disa makina, tymi dhe flaka janë shpërndarë edhe në banesat e pallatit 8-katësh. ZËRI ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka kapur momente kur banorët e pallatit, të bllokuar në banesat e tyre kërkonin ndihmë.

MOMENTI ME VIDEO:

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar pasi ndihma e parë, zjarrfikësit dhe efektivë të Policisë së Shtetit kanë reaguar në kohë. Por nga tymi janë asfiksuar lehtë 4 persona, por fatmirësisht, janë jashtë rrezikut pë jetën. Mes të asfiksuarëve është nëna me dy djemtë e saj dhe një i moshuar. Sipas burimeve pranë QSUT, 38-vjeçarja ndodhet në shërbimin e toksikologjisë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e problemeve me frymemarrjen. Në disa pamje të kapura nga ZËRI duket qartë momenti kur efektivi shpëton një të moshuar, ndërsa zjarrfikësit zbresin me shkallë një fëmijë të mitur.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri me vatqër në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës. Nga vëzhgimi i parë kanë dalë në përfundimin se janë3 djegur 3 mjete tëe parkuara dhe se paraprakisht dyshohet se shkaku i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt i kompresorit të frigoriferit të një marketi, që ndodhej në garazh.

Por megjithatë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse shkëndija ka qenë shkaku i vërtetë i flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB