Aktualitet

Një muaj i zhdukur pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi, familja e Erkan Nikës apel shtetit shqiptar: Mund të jetë...

Përmes një apeli pubklik, vëllai i tij kërkon ndihmën e shtetit dhe të gjithkujt që ka informacion për vendodhjen e Erkanit, i cili punonte si inxhinier i dytë në anijen “AROYAT”, në pronësi të një kompanie turke.

zh.ll
Një muaj i zhdukur pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi, familja e
erkan nika

TIRANË- Një muaj pas bombardimit të anijes në Detin e Zi, familja e 28-vjeçarit shqiptar Erkan Nika vijon të mos ketë asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij. Përmes një apeli pubklik, vëllai i tij kërkon ndihmën e shtetit dhe të gjithkujt që ka informacion për vendodhjen e Erkanit, i cili punonte si inxhinier i dytë në anijen “AROYAT”, në pronësi të një kompanie turke.

Sipas njoftimit të familjes, anija u sulmua nga dronë më 25 shtator 2026, pranë brigjeve të Rusisë. Nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, 15 u shpëtuan, ndërsa Erkan Nika vijon të rezultojë i zhdukur. Po ashtu, familjarët thonë se në fillim të tetorit, autoritetet turke kontrolluan anijen, por nuk gjetën asnjë send që i përket të riut. Madje, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e tij.

Njoftimi i familjes:

Rinjoftim për shtetin shqiptar dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Emri dhe mbiemri: Erkan Nika
Shtetësia: Shqiptare
Pozicioni: Inxhinier i dytë i anijes
Anija: AROYAT (kompani turke)
Data e ngjarjes: 25 shtator 2026

Më 25 shtator 2026, anija AROYAT u sulmua nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rusisë.

Sot, më 25 tetor 2026, një muaj pas ngjarjes, inxhinieri i dytë i anijes, Erkan Nika, vazhdon të jetë i zhdukur dhe nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, 15 janë shpëtuar.

Në fillim të tetorit, autoritetet turke kontrolluan anijen. Nuk u gjet Erkan Nika dhe asgjë që i përket atij.

Deri më sot, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e tij.

Ne besojmë se mundësia që Erkani të jetë ende gjallë nuk duhet të përjashtohet. Ai mund të ndodhet në ndonjë qytet portual të Rusisë apo Gjeorgjisë, ose në ndonjë vend tjetër, ndoshta i plagosur, pa ndjenja, i shtruar në spital ose ende i paidentifikuar.

U bëjmë thirrje urgjente spitaleve, institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve portuale dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe Turqi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, persona të plagosur apo individë të shpëtuar ose të gjetur në zonat bregdetare.

Familja Nika jeton në Turqi që prej vitit 1997, ndërsa anija ishte nisur nga porti i Durrësit përpara se të sulmohej. Tashmë, familjarët kërkojnë angazhimin e institucioneve shqiptare për të bashkërenduar verifikimet me autoritetet e huaja dhe për të marrë përgjigje mbi fatin e të riut./ZËRI

Poll

MOS HUMB