TIRANË- Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre janë shfaqur me bluza ku shkruhet “Të gjithë jemi Erjon”, në shenjë solidariteti me 28-vjeçarin që mbeti i dëmtuar në sy.
Njëri prej anëtrëve të grupimit "Tifozët Kuq e Z", babi i tre fëmijëve, iu afrua efektivëve të policisë para Kryeministrisë dhe u bëri thirrje të mos qëllojnë ndaj tyre.
View this post on Instagram
"Ne nuk duam të luftojmë me ju, dhe e dimë se dhe ju jeni këtu për atë rrogë. Por kush qëlloi mbi Erjonin dhe të tjerë protestues, do të mbajnë përgjegjësi", tha protestuesi.
28-vjeçari Erjon Vishkulli mbeti i plagosur gjatë protestës së mbrëmjes së djeshme. I riu iu nënshtrua një operacioni në sy, teksa paraditen e sotme u transportua drejt Italisë për mjekim më të specializuar. Pas ndërhyrjes së dytë, do të vlerësohet mundësia e shikimit dhe mundësia e rikuperimit. /ZËRI