TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i zhdukur prej 4 qershorit. Pas kërkimeve në Krrabë, Elbasan dhe Librazhd, kërkimet janë fokusuar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, zona të cilat dyshohet se janë të njohura dhe që frekuentoheshin shpesh nga autori i shpallur në kërkim për pengmarrje, 41-vjeçari Armand Shakaj.
Policia e ka mbajtur në vëzhgim Shakaj edhe pas marrjes në pyetje, fill pas denoncimit nga familjarët e Eglant Koçit. Autoritetet kanë dyshime se pas ngjarjes makinat e 'Mand dhelprës' të jetë parë në zonën e Pëllumbasit.
Pas këqyrjes së tabulateve telefonike rezultoi se personi i fundit që kishte kryer telefonatë Koçi kishte qenë Shakaj. Për këtë arsye ai thirr dhe u mor në pyetje nga komisariati nr.2, ku ai deklaroi se nuk kishte dijeni se edhe vetë ishte i shqetësuar që Koçi kishte humbur gjurmët. Po ashtu Shakaj në dëshminë e tij ka deklaruar, se Koçi i kishte treguar për kërcënime që i kishin ardhur për shkak të aktivitetit me call centera.
Sipas sistemit TIMS rezulton se Armand Shakaj nuk ka dalë jashtë vendit dhe policia dyshon se ai fshihet brenda vendit.
Pas pamjeve të publikuara nga ZËRI, ku lëvizjet e fundit të Shakajt, lidhen direkt me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçit, Policia raportoi se shoku i tij Armand Shakaj dyshohet se e mori peng 34-vjeçarin. Shakaj u kap në kamerat e sigurisë duke dërguar motoçikletën e Koçit te “5 Maji”. Kamerieri i biznesit të tij, Enea Zyferi i arrestuar, pretendon se nuk është i përfshirë në ngjarje, por ka dëshmuar se Shakaj i kërkruar të fikë dritat sepse do të lëvizte frigoriferin. Bazuar dëshmisë dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ekziston dyshimi se Koçi mund të jetë vrarë dhe se trupi i tij mund të jetë fshehur./ZËRI
