Aktualitet

Skandali i ndërtimeve pa leje, vetë-dorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil

Hetimi pasoi në dhënien e 12 masave sigurie nga Prokuroria e Sarandës për punonjës policie, zyrtarë dhe biznesmenë, në kuadër të hetimeve mbi ndërtimet pa leje, pas skandalit të beach-barit “Copacabana”, i ndërtuar pa leje dhe që më pas u shemb nga IKMT.

F.I
Skandali i ndërtimeve pa leje, vetë-dorëzohet në
prishja e ndertimeve

SARANDË-Është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë ish-oficeri i Krimeve, Irakli Koçiaj, i shpallur në kërkim që prej datës 25 maj me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Ish-oficeri ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër-arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish-efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë.

Hetimet e Prokurorisë së Sarandës kanë çuar më herët në arrestimin e 8 ish-efektivëve të policisë së kësaj drejtorie, të dyshuar për të njëjtën skemë. Hetimi pasoi në dhënien e 12 masave sigurie nga Prokuroria e Sarandës për punonjës policie, zyrtarë dhe biznesmenë, në kuadër të hetimeve mbi ndërtimet pa leje, pas skandalit të beach-barit “Copacabana”, i ndërtuar pa leje dhe që më pas u shemb nga IKMT.

Aksioni çoi në ‘shkrirjen’ e kupolës drejtuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas dyshimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje të lidhura me krimin e organizuar.

Në Sarandë u kryen disa aksione kundër ndërtimeve pa leje, të cilat çuan në ‘shkrirjen’ e kupolës drejtuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas dyshimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje të lidhura me krimin e organizuar.

IKMT shembi beach-barin e njohur ‘Copacabana’, i cili po ndërtohej pa leje në breg të detit. Po ashtu në hotel ‘Oasis’, Prokuroria sekuestroi një kat që dyshohet se ishte ngritur pa leje mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën ‘Butrinti’, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Për këtë rast ran ë pranga edhe pronari i hotel ‘Oasis’, Alqi Papa.

Poll

MOS HUMB