Aktualitet

Nga simptomat tek përhapja/ Gjithçka që duhet të dini për virusin 'HMPV'

HMPV përhapet nga të infektuarit kur marrin frymë, por në një masë shumë më të madhe kur kolliten dhe teshtijnë.

F.I
Nga simptomat tek përhapja/ Gjithçka që duhet të dini
FOTO ILUSTRUESE

Rastet e metapneumovirusit, i njohur gjithashtu si HMPV, raportohet se po rriten duke shkaktuar frikë se do të përhapet një tjetër pandemi e ngjashme me Covid-in. Kina po përballet me një valë infeksioni respirator, metapneumovirusin njerëzor (HMPV) që po ngre shqetësime. Muajin e kaluar, vendi filloi një sistem kontrolli për viruset e dimrit, duke përfshirë pneumoninë me origjinë të panjohur.

Sipas të dhënave të monitorimit të virusit nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, që nga 23 dhjetori, dhjetë për qind e fëmijëve të testuar për infeksione të frymëmarrjes në spitale rezultuan pozitivë për HMPV. Një rsat i fundit është konfirmuar edhe në Greqi.

Çfarë është vitusi HMPV

HMPV është një virus relativisht i panjohur dhe i ri, pasi është zbuluar vetëm në vitin 2001, ai i përket së njëjtës familje të virusit sincicial respirator (RSV), një virus tjetër i ngjashëm me gripin dhe besohet se ka qenë në qarkullim në të gjitha pjesët e botës në 50 vitet e fundit.

Simptomat 

HMPV zakonisht shkakton simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm, duke përfshirë hundë të bllokuar, kollë, dhimbje të fytit, temperaturë e lartë, djersitje, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Por mund të shfaqen simptoma më të rënda si bronkioliti dhe pneumonia, gulçim, dhimbje gjoksi gjatë kollitjes dhe humbje oreksi.

Përhapja e virusit

HMPV përhapet nga të infektuarit kur marrin frymë, por në një masë shumë më të madhe kur kolliten dhe teshtijnë.

Infeksioni mund të përhapet duke prekur sipërfaqet e kontaktuara nga të infektuarit, si dorezat e dyerve, dhe më pas prekin fytyrën ose gojën e tyre. Njerëzit me HMPV gjithashtu mund të përhapin virusin duke mos vuajtur vetë asnjë simptomë, pasi është ngjitës përpara se të fillojnë të ndihen të sëmurë.

Nuk ka ende një vaksinë ose trajtim specifik antiviral për HMPV dhe trajtimi përfshin kryesisht menaxhimin e simptomave./ZËRI

Poll

MOS HUMB