
SHKODËR-Policia e Shkodrës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë. Efektivët kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga shtetasi Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me një krehër të mbushur me municion luftarak dhe një thikë, të cilat janë marrë në cilësinë e provave materiale.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur./ZËRI