
VLORË-Pas festave të fundvitit emigrantët shqiptare kanë filluar të rikthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Pikat kryesore kufitare tokësore si Kapshtica, Kakavija apo Muriqani kanë regjistruar një fluks të lartë në dalje.
Po ashtu edhe në rrugë detare, ku nga Porti i Vlorës gjatë të martës, janë larguar drejt Brindisit 535 pasagjerë, 114 automjete dhe 3 autobuzë. Nga ky port gjatë muajit dhjetor, u regjitrua një shifër rekord në hyrje prej rreth 6,000 pasagjerësh. Ndërkohë, në Portin e Durrësit nuk raportohet për radhë.
Po ashtu dhe pikat kryesore kufitare tokësore si Kapshtica, Kakavija apo Muriqani kanë regjistruar një fluks të lartë në dalje. /ZËRI