Aktualitet

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit

F.I
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin. Mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit me reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB