
ATHINË- Gjendja e Kryepeshkopit Anastaj Janullatos paraqitet e rënduar. Sipas mediave greke, ai është transferuar në një dhomë të veçantë, i pa intubuar, por trajtohet në kushtet e terapisë intensive. Kryepeshkoi prej 5 ditësh vazhdon të jetë i shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Spitali ende nuk ka dhënë një deklaratë të re përsa i përket gjendjes së tij, por “ERT” raporton se ende nuk ka ndryshuar, prej mbrëmjes së djeshme kur gjendja e Fortlumturisë së tij u përkeqësua. Trupi i tij është i sforcuar për shkak të moshës së madhe, por mjekët ripërsërisin se ai nuk është i intubuar dhe ka kontakt me mjedisin.
Zyrtarë të shumtë grekë e kanë vizituar Kryepeshkopin në spita, si kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Arsimit dhe i Fesë Kyriakos Pierrakakis, lideri i ri i SYRIZA-s Sokratis Famelos, si dhe shumë klerikë. /ZËRI