
TIRANË- Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur këtë të mërkurë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Valbona Xoxa u pyet në lidhje me blerjet online nga karta e saj bankare, për vilën në Qeret si dhe për të gjitha transaksionet e bëra me kompanitë e të bijës. Në dalje nga ambjentet e SPAK, Valbona Xoxa nuk ka dhënë asnjë koment para gazetarëve.
Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë sot një tjetër ankimim të bërë nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Ajola Xoxa ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për heqjen e sekuestros të disa sendeve të cilat iu bllokuan gjatë një kontrolli të SPAK.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në seancën e kaluar ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 shkurt, aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen, Ajola Xoxa ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI