Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie, MOMENTI kur emigrantët afrikanë shoqërohen nga Policia italiane në Shëngjin

Pasi janë verifikuar për më shumë se tre orë në port, janë nisur për në kampin e Gjadrit, nga ku edhe do të ndjekin procedurat për azil në Itali. 

I.F
Nën masa të rrepta sigurie, MOMENTI kur emigrantët afrikanë
Momenti i shoqërimit të emigrantëve

SHËNGJIN- 16 emigrantët që mbërritën në Shëngjin u shoqëruan në qendrat e kontrollit nën masa të rrepta sigurie. Siç edhe duket nga pamjet e publikuara nga "TopChannel", emigrantët kanë zbarkuar në Shëngjin, por gjithë kohës kanë qenë të monitoruar nga efektivët e Policisë italiane. Pasi janë verifikuar për më shumë se tre orë në port, janë nisur për në kampin e Gjadrit, nga ku edhe do të ndjekin procedurat për azil në Itali. Nga 16 emigrantët e parë që vijnë në vendin tonë, 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 të tjerë janë nga Egjipti.

Anija “Libra” u nis nga Lampedusa dy ditë më parë. Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Ndërsa banorët e Gjadrit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë. Banorët protestuan në hyrje të kampit me pankarta ku shkruhej: Ëndrra evropiane përfundon këtu! /ZËRI

Poll

MOS HUMB