Aktualitet

Neglizhenca për pacientët me kancer/ Sërish kallëzim në SPAK për Onkologjikun

Në kallëzimin e depozituar, gazetari denoncon mosfunksionimin dhe mungesën e mirëmbajtjes së aparaturës së brakiterapisë në spitalin Onkologjik të QSUT-së.

k.m.
Neglizhenca për pacientët me kancer/ Sërish kallëzim në
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në kallëzimin e depozituar, gazetari denoncon mosfunksionimin dhe mungesën e mirëmbajtjes së aparaturës së brakiterapisë në spitalin Onkologjik të QSUT-së. Kështu që në dokument përfshihen si të kallëzuar drejtuesit e QSUT-së, titullarët e pavijonit onkologjik, si dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë ministren Albana Koçiu. Kjo sepse në kallëzim, Osman Stafa shton se pajisja e brakiterapisë është lënë jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, duke i privuar pacientët nga trajtimi jetësor.

KALLËZIMI I GAZETARIT: 

Neglizhenca për pacientët me kancer/ Sërish kallëzim nëNeglizhenca për pacientët me kancer/ Sërish kallëzim në

Çfarë është brakiterapia?

Brakiterapia, e njohur edhe si radioterapi e brendshme, është një metodë trajtimi kundër kancerit ku burimi radioaktiv vendoset shumë afër ose brenda vetë tumorit. Kjo teknikë është veçanërisht efektive për kancerin e qafës së mitrës, mitrës dhe vaginës, duke i dhënë pacientit shpresa reale për mbijetesë dhe rikuperim. Por për shkak të mungesës së pajisjes, aktualisht, në Shqipëri, ky trajtim nuk ofrohet.

KALLZIMI PENAL në SPAK:

Lënda: Kallëzim penal për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve, nenet 248 dhe 254 të Kodit Penal.

I nderuar Z. Prokuror, Unë, Osman Stafa, gazetar dhe qytetar i Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij kallëzimi penal, kërkoj që Prokuroria e Posaçme të nisë menjëherë hetimin penal ndaj: 1. Drejtuesve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), si dhe titullarë të pavijonit të Spitalit Onkologjik; 2. Drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfshirë ministren aktuale Albana Koçiu dhe zv/ministrat; përgjegjësit teknikë të sektorit të pajisjeve mjekësore dhe sigurisë radiologjike; 3.Çdo personi tjetër që rezulton të ketë pasur për detyrë ligjore dhe funksionale mirëmbajtjen e aparaturës së brakiterapisë në QSUT.

Arsyeja e kallëzimit: Prej dates 6 qershor, pajisja mjekësore për brakiterapi, e vetmja në Shqipëri, në Spitalin Onkologjik, për trajtimin e kancerit gjinekologjik, është jashtë funksionit. Kjo situatë ka lënë gra të diagnostikuara me kancer pa një trajtim jetik që mund të shpëtojë jetën e tyre. Sipas burimeve të mia, arsyeja e bllokimit të aparaturës është neglizhenca sistematike dhe shpërdorimi i funksioneve shtetërore nga ana e funksionarëve që kishin për detyrë mirëmbajtjen, inspektimin dhe garantimin e vazhdueshëm të funksionimit të saj. Këto veprime dhe mosveprime përbëjnë, sipas neneve 248 dhe 254 të Kodit Penal, vepra penale të shpërdorimit të detyrës, me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. 

Në rastin konkret: Janë shkelur detyrat funksionale të administratës shtetërore, të përcaktuara me ligj për garantimin e shërbimeve mjekësore thelbësore; Është lejuar përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacienteve onkologjike, të cilat nuk kanë pasur mundësi të kurohen në vendin e tyre, dhe as janë orientuar zyrtarisht drejt zgjidhjes alternative;

Kërkesa: Duke qenë se kemi të bëjmë me një çështje që përfshin shkelje të rënda në sektorin publik shëndetësor dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën për jetën dhe trajtim dinjitoz, kërkoj që: 1. Të regjistrohet procedimi penal për veprën e shpërdorimit të detyrës sipas nenit 248 të Kodit Penal; 2. Të merret në pyetje stafi drejtues i QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë për përgjegjësitë individuale dhe institucionale; 3. Të verifikohen të gjitha dokumentet teknike, mirëmbajtëse, tenderuese dhe inspektuese për brakiterapinë gjatë 5 viteve të fundit; 4. Të kryhet ekspertizë mjekësore-ligjore, për të vlerësuar pasojat shëndetësore dhe njerëzore të lënies jashtë funksioni të aparaturës.

Prej vitesh tashmë gazetari ka nxjerrë detaje nga mënyra sesi mjekët e spitalit Onkologjik në Tiranë, trajtonin rastet dhe pacientët e tyre. Pjesë e denocimeve të tij janë bërë edhe mesazhet që mjekët ndanin me njëri-tjetrin, ku nuk mungonte edhe humori i zi për pacientët./ZËRI

Poll

MOS HUMB