
TIRANË- Në orët e para të vitit 2025 kanë ardhur në jetë 10 foshnje në maternitetet e “Mbretëreshës Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë. Në momentin që akrepat e orës shënuan 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” erdhën në jetë dy binjakë. Gjithashtu, pas mesnatës kanë lindur dhe 8 foshnje të tjera, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.
Programi i bonusit të bebes ka hyrë në fuqi në vitin 2019, ku kanë përfituar 227 mijë familje.
Nga 1 Janari deri në Nëntor 2024 nga bonusi kanë përfituar 24061 foshnja. Nga ky bonus përfitojnë vetëm familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri duke mbështetur në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë, 80 000 lekë për fëmijën e dytë, 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë. Po ashtu, në buxhetin e vitit 2025 janë caktuar 2.2 miliardë lekë për Programin e Bonusit të Bebeve, i cili ka si qëllim të mbështesë familjet shqiptare. /ZËRI