
TIRANË-'Nestlé', kompania më e madhe në botë e mallrave të konsumit ka vendosur të tërheqë nga tregu shqiptar qumështin formulë dhe disa produkte të tjera për fëmijët. Lajmi është dhënë nga marketet “Rossman & Lala”, ku është afishuar një njoftim për klientët dhe prindërit.
Në njoftim thuhet se produktet e qumështit formulë dyshohet se mund të kenë prani të mikroorganizmit Bacillus cereu. Bacillus cereus është një bakter gram-pozitiv, në formë shufre, aerob ose anaerob fakultativ, që formon spore, dhe gjendet gjerësisht në natyrë, veçanërisht në tokë, pluhur dhe bimësi. Është një shkaktar i zakonshëm i helmimit ushqimor tek njerëzit, për shkak të aftësisë së tij për të prodhuar toksina. Simptomat e para janë të vjella dhe diare. Prindërve që kanë blerë produkte të prekura të BEBA-s u kërkohet gjithashtu për arsye sigurie të ndalojnë për momentin së ushqyeri fëmijët e tyre.
ROSSMANN: Arsyeja e tërheqjes! Nestle po tërheq nga shitja, si masë paraprake, disa seri prodhimi të qumështit formulë BEBA posaçrisht: BEBA expert HA, BEBA expert Comfort+ dhe BEB Supreme. Kjo tërheqje është një masë paraprake për shkak të dyshimit se një nga seritë e prodhuara mund të ketë prani të mikroorganizmit Bacillus cereu .Nuk ka raportime të konfirmuara për efekte që lidhen me konsumin e produkteve të prekura. Megjithatë, si masë paraprake, prodhuesi Nestle ka vendosur të zbatojë tërheqjen e këtij produkti në përputhje me standardet strikte të cilësisë dhe sigurisë që kompania Nestle zbaton. Prindërve që kanë blerë produkte të prekura të BEBA-s u kërkohet gjithashtu për arsye sigurie të ndalojnë për momentin së ushqyeri fëmijët e tyre me to dhe mund ti kthejnë këto produkte në dyqanin ku i kanë blerë, Çmimi i blerjes do të rimbursohet edhe pa faturë.

Ende nuk dihet se si është lejuar të shpërndahet ky produkt i rrezikshëm për fëmijët në tregun shqiptar, ndërsa detaje të reja priten në vijim./ZËRI