Aktualitet

Natë e vështirë nga zjarret në Mallakastër, flakët drejt Lofkëndit! Nis ndërhyrja me helikopter (VIDEO)

Aktualisht në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 forca bashkiake dhe dy autobotë me ujë.

zh.ll
Natë e vështirë nga zjarret në Mallakastër, flakët
pamje-mallakaster

MALLAKASTËR- Situata e zjarrit në Riban të Mallakastrës vijon të jetë kritike, pasi gjatë natës flakët janë përhapur më tej, duke rritur rrezikun për përfshirjen e masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Mësohet se operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd. Aktualisht në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 forca bashkiake dhe dy autobotë me ujë.

Në operacion pritet të angazhohen edhe 35-40 trupa të Forcave të Armatosura, për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. 

Megjithatë, bëhet me dije se ndërhyrja nga toka ka hasur në vështirësi për shkak të terrenit të vështirë, bimësisë së dendur si dhe era e forta e cila ndihmon në përhapjen e flakëve. Për këtë arsye, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, me qëllim izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Fshati Riban i Mallakastrës u përball edhe gjatë ditës së djeshme me një situatë të rënduar nga zjarret, duke bërë që 15 familje të evakuoheshin nga zona. Zjarri qëndroi aktiv që prej mëngjesit të djeshëm, duke arritur përmasa më të mëdha gjatë natës. Ndërkohë, Policia dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB