Aktualitet

"Edhe mashtrimi ka një kufi"/ Inxhinieri shqiptar skeptik për mjetet ushtarake "Made in Albania": Dua, por s'e besoj dot

Qëndrimin e tij Shaska e mbështet në eksperiencën e tij profesionale prej vitesh në industrinë automobilistike, duke theskuar se sa e vështirë është realizimi.

zh.ll
"Edhe mashtrimi ka një kufi"/ Inxhinieri shqiptar skeptik
geroge shaska-makinat made in albania

TIRANË- Geroge Shaska, një inxhinier shqiptar me karrierë ndërkombëtare në industrinë e automjeteve, aktualisht Zv/President i Softuerit dhe Inxhinierisë Elektrike në Scout Motors (nën grupin Volkswagen) ka reaguar pas prezantimit të mjeteve ushtarake “Made in Albania” dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për prodhimin e automjeteve në Shqipëri.

Në një prej postimeve të tij, teksa prezantonte pamjet nga mjetet ushtarake të prodhurara në Shqipëri, Rama tregoi edhe për takimin me Arjeta Pucën dhe ëndrrën e saj për të prodhuar makinën e parë “100% shqiptare”. Lidhur me këtë, Shaska shpreh qëndrimine tij skeptik për mundësinë që Shqipëria të kalojë në prodhimin e automjeteve vendase, duke iu referuar edhe "Shotës", e cila u prezantua në vitin 2024.

Qëndrimin e tij Shaska e mbështet në eksperiencën e tij profesionale prej vitesh në industrinë automobilistike, duke theskuar se sa e vështirë është realizimi i një projekti të tillë.

Postimi i plotë:

Edhe mashtrimi ka një kufi. Dua me gjithë zemër ta besoj lajmin se Shqipëria do të prodhojë një makinë me emrin "Shota". Nuk jam në dijeni nëse ka ndonjë shqiptar në pozicionin tim si Vice President of Software and Electrical Engineering në Volkswagen Group që të ketë më shumë eksperiencë se unë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e makinave. Kam qenë i përfshirë që nga momenti i parë kur u ngul lopata e parë e deri sot, ku fabrika është gati për prodhim në South Carolina. Për një kompani si Volksëagen, me 670 mijë punonjës në gjithë globin dhe me markat më të njohura në botë që nga Porsche, Audi, Scout, Volksëagen, Lamborghini, Bentley, Skoda, Seat, etj. kjo ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Me inxhinierët më të mirë nga këto marka, me mbi 100 vjet eksperiencë dhe me miliarda dollarë të shpenzuara, nuk mund t'i përshkruaj sfidat që kemi hasur dhe vazhdojmë të hasim çdo ditë. Dua ta besoj se Shqipëria do të ndërtojë një makinë, por nuk e besoj dot.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur qeveria shqiptare po promovon prodhimin e mjeteve ushtarake ‘Made in Albania’ dhe ambicien për zhvillimin e një industrie vendase të automjeteve.

Vetëm pak ditë më parë, vetë kryeministri Edi Rama ndau pamje nga mjete e para ushtarake të prodhuara në Shqipëri të cilat kanë dalë në testim, janë prodhuar sipas standardeve të NATO-s dhe i janë dorëzuar Forcave të Armatosura.  Sipas kreut të qeverisë, kompania Timak Defence synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ndërsa ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin e mjeteve dhe produkteve të tjera ushtarake.

Ndërkohë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri, Rama e cilësoi këtë një ditë historike, duke theksuar se vendi ka hyrë në një fazë të re./ZËRI

Poll

MOS HUMB